Bayern Munich transferon yllin e Manchester City?

Futboll 20 Maj 2019 15:30

Bayern Munich është në kërkim të pas ardhëseve të Arjen Robben dhe Franck Ribery, transmeton Insporti.com.

Ribery dhe Robben u larguan nga bavarezët pas më shumë se një dekade qëndrimi, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Gjiganti bavarez është i gatshëm që të bëj një hap përpara sa i përket interesimit për reprezentuesin gjerman, shkruan “Kicker”.

Sane e ka humbur vendin e tij në formacionin nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe mund t’i jepet shansi për t’u kthyer në Gjermani këtë verë.

22 vjeçari është paraqitur në 47 ndeshje këtë edicion për klubin anglez, derisa ka realizuar 16 gola dhe 18 asistime.