Bayern Munich triumfon në udhëtim ndaj Arminia Bielefeld

Futboll 17 Tetor 2020 20:26

Bayern Munich ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Arminia Bielefeld, transmeton Insporti.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, ka shënuar fitore të thellë 4-1, në udhëtim ndaj Bielefeld vetëm dy ditë pas fitores në Kupën e Gjermanisë ndaj Duren.

Golat u shënuan nga Robert Lewandowski dhe Thomas Muller të cilët realizuan nga dy gola.

Për Areminia golin e nderit e shënoi Ritsu Doan në minutën e 58-të.

Me këtë fitore Bayern Munich del në pozitën e dytë me 9 pikë nga katër ndeshjet e para.

-->