Bayern Munichu heq dorë nga ylli i Chelseat

Futboll 18 Korrik 2019 11:11

Bayern Munich ka hequr dorë nga talenti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Kampionët e Gjermanisë tentuan ta transferojnë anglezin prej kohësh. Mirëpo Chelsea refuzoi ta shesë lojtarin dhe tash “bavarezët” janë duke shikuar ndonjë lojtar tjetër.

Ata besojnë që vlera e Hudson-Odoit do të rritet, pasi është paralajmëruar se ai është pranë nënshkrimit të kontratës së re me blutë e Londrës.

Odoi mësohet se ka vendosur që të qëndrojë, pas bisedimeve me trajnerin e ri të ‘Bluve’, Frank Lampard.

Kujtojmë se më herët gjatë javës, i riu tjetër i Chelseat, Mason Mount, nënshkroi kontratë të re 5-vjeçare.

Bayerni po tenton medoemos që të transferojë një lojtar anësor pas largimeve të Arjen Robben e Franck Ribery, ndërsa ka dështuar të nënshkruajë edhe me yllin e Cityt, Leroy Sane.