Bayern Munichu i frikshëm – e shkatërroi Kolnin me këtë rezultat

Futboll 16 Shkurt 2020 17:31

Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2020.

Të besuarit e Hans-Dieter Flick triumfuan 4-1 në udhëtim te Koln, në një ndeshje ku shkëlqeu Serge Gnabry, duke realizuar dy gola.

Golat tjerë i shënuan Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman.

Me këtë fitore Bayerni ka rrëmbyer kreun në Bundesliga me 46 pikë të grumbulluara, një më shumë se RasenBallsport Leipzig.

Ndeshja e radhëz për bavarezët është të premten ndaj Paderbornit, para se të përballen me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

-->