Bayern Munichu me reagim zyrtar në lidhje me Leroy Sanen

Futboll 01 Gusht 2019 20:19

Bayern Munich ka reaguar pas raportimeve se anësori i Cityt, Leroy Sane, do të transferohet te gjiganti bavarez.

Sot gjatë ditës, Kicker raportoi se 23-vjeçari do të transferohet te gjiganti bavarez për shumën që do të kalojë shifrat 100 milionë euro, raporton Insporti

Rreth këtyre pohimeve, kampioni i Gjermanisë ka dalë me reagim zyrtar, në faqen e klubit në ‘Twitter’.

Ata kanë mohuar se është një arritje me Leroy Sanen.

“Raportimet sot në media se Leroy Sane ka vendosur t’i bashkohet Bayernit nuk korrespondojnë me faktet”, thuhet në reagimin zyrtar. /Insporti.com/