Bayern Munichu shënon një nga fitoret më dramatike të sezonit
Futboll
19 Dhjetor 2019
08:37

Bayern Munich ka arritur të marrë fitore si mysafir i Freiburgut me rezultat 1:3 në kuadër të javës së 16-të në Bundesliga.
Ndeshja nisi mirë për Bayernin që shënoi në minutën e 16-të me të zakonshmin Robert Lewandowski që shënoi për 0:1.
Në pjesën e parë më nuk kishte gola. Me të filluar pjesa e dytë Vincenzo Grifo shënoi për 1:1.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli zëvendësuesi Joshua Zirkzee, që pas asistimit të Serge Gnabry shënoi për 1:2.
Por nuk u mbyll me kaq pas kishte sekonda edhe për Gnabryn që shënoi për 1:3 në minutën e pestë të kohës shtesë.
Bavarezët ngjiten në vendin e tretë në renditje me 30 pikë, katër më pak se lideri.