Bayern vs Werder – raporti dhe notat e lojtarëve

Futboll 20 Prill 2019 17:32

Werderi ka qenë ekipi i vetëm në Bundesligë pa humbje në vitin 2019 deri sot, kur u mund nga Bayerni në Allianz Arena.

Ekipi i Milot Rahicës i rezistoi gjigantit bavarez në pjesën e parë të ndeshjes, por në minutë ne 58-të mbeti pa mbrojtësi Veljkovic, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me një futbollist më pak në fushë, Werderi rezistoi deri në minutën e 75-të kur Sule shënoi për Bayernin, atë që doli të jetë goli i vetëm në këtë takim.

Milot Rashica luajti 73 minuta në këtë ndeshje si titullar dhe u zëvendësua nga Osako.

Pas kësaj humbjeje Werderi rrëshqet nga vendi i gjashtë në tabelë, që i mundësonte dalje në garat evropiane, ambicie kjo vështirë e realizueshme për këtë klub.

Notat e lojtarëve: