Bayerni “demoloi“ Hoffenheimin 6:0, por tifozët bavarez e ndërprenë takimin

Futboll 29 Shkurt 2020 18:34

Bayern Munich e ka çmontuar Hoffenheim me rezultatin 6:0 në kuadër të Bundesligas.

Por ishte minuta e 80-të kur ky takim u ndërpre.

Krejt kjo ndodhi si shenjë e pakënaqësisë së tifozëve të Bayern Munich, të cilët janë ngritur kundër Dietman Hopp.

Ikona e Bayern, Oliver Kahn tentoi të qetësonte tifozët e skuadrës së Bayern, por duket se ata kanë një mllef të madh.

-->