Bayerni e mund Milanin në ‘International Champions Cup’

Futboll 24 Korrik 2019 09:46

Bayern Munich ka arritur ta mund Milanin me rezultat minimal 1-0, në miqësoren që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara.

Të dy skuadrat zhvilluan lojë të mirë, ndërsa golin për bavarezët e shënoi Leon Goretzka në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore Bayerni ngritet në vendin e dytë, ndërsa Milani është ende pa fitore.