Bayerni e nis me fitore në kupë – nënshtroi Energie Cottbusin

Futboll 12 Gusht 2019 22:54

Bayern Munichu ka startuar sezonin e ri ditën e sotme ku ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare ndaj Energie Cottbus, në Kupën e Gjermanisë.

Bavarezët e kanë filluar ndeshjen me formacion të plotë duke mos e nënvlerësuar kundërshtarin që kishin përballë.

Të besuarit e Kovac, dominuan dhe bindën në ndeshjen e sotme duke zhvilluar kështu një start të mirë përpara fillimi të kampionatit.

Ka qenë Lewandowski ai i cili ka hapur serinë e golave në minutën e 32′ të pjesës së parë dhe më pas në të dytën shënuan Coman dhe Goretzka.

Cottbus shënoi golin e “nderit” nga penalltia në minutën e 93′ me anë të Taz.

Bavarezët kështu kanë kaluar tutje, në rundin e dytë të ‘DFB Cup’.