Bayerni e shkatërron Dortmundin, një fitore larg titullit

Futboll 31 Mars 2018 19:21

Bayern Munchen ka shkatërruar Borussia Dortmundin, në “klasiken” gjermane të luajtur sot në Allianz Arena.

Ekipi i Jupp Heynckes triumfoi ndaj rivalit Dortmund me rezultatin e thellë 6:0, për t’iu afruar në një ndeshje titullit.

Bayerni siguroi fitoren që në pjesën e parë, duke realizuar pesë herë, përmes Robert Lewandowski [2], Thomas Muller, James Rodriguez, e Franck Ribery.

Në pjesën e dytë Lewandowski realizoi het-trik, për rezultatin final 6:0.

Me këtë fitore ekipi gjerman ka ngritur kryesimin në 69 pikë në ligë, pas 28 xhirove.

Bavarezët, tashmë do të duhet të fitojnë ndaj Augsburgut në ndeshjen e radhës, për t’u shpallur kampion në Bundesliga. /Insporti.com

-->