Bayerni i shpëton humbjes nga skuadra e parafundit në tabelë

Futboll 28 Prill 2019 20:13

Bayern Munichu nuk ka shfrytëzuar humbjen e Dortmundit, pasi është ndalur në barazim nga Nurnbergu në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesligë.

Ekipet barazuan 1:1 me Pereiran e Serge Gnabryn që shënuan golat.

Vendasit nuk shfrytëzuan mundësinë e artë pasi humbën penallti në fundin e ndeshjes, kurse Kingsley Coman në fund po ashtu shpërdoroi mundësi të artë te Bayerni.

Në tabelë, Bayerni prin me 71 pikë, dy më shumë se Dortmundi me tri xhiro deri në fund të kampionatit.