Bayerni konfirmon interesimin për Sanen, bëhet gjermani më i shtrenjti në histori

Futboll 23 Maj 2019 20:01

Sulmuesi gjerman, Leroy Sane është objektivi kryesor i Bayern Munichut për afatin kalimtar të verës.

Sane nuk ka luajtur shumë si titullar këtë edicion në Ligën Premier dhe nuk po preferohet nga trajneri Pep Guardiola.

E ardhmja e tij është në vendlindje në Gjermani, pasi Bayerni po bënë çmos për të nënshkruar me të.

Tani ka qenë edhe presidenti i bavarezëve Uli Hoeness që ka konfirmuar se e dëshirojnë Sanen.

“Sane është një temë te Bayerni, do të donim ta transferonim”, tha Hoeness shkurtimit për SZ.

Bayerni ka pranuar që të paguajë 100 milionë euro te Manchester City për transferimin e talentit gjerman.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme, ndërsa Sane do të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman.

Kujtojmë që për 23 vjeçarin ky është një rikthim në Bundesliga pasi më parë ka luajtur për Schalken./Insporti