Bayerni mposht Tottenhamin me lehtësi, e përfundon grupin me 6 fitore (VIDEO)

Futboll 11 Dhjetor 2019 22:58

Bayern Munich arriti të shënojë fitore përballë Tottenhamit me rezultat 3-1, duke e mbyllur grupin me gjashtë fitore.

Bavarezët dhe londinezët kanë kaluar tutje, si i pari dhe i dyti i grupit.

Ndeshja nisi shumë mirë për Bayernin ku vetëm pas 14 minutash lojë, Kingsley Coman i kaloi Bavrezët në epërsi me një asistim nga Serge Gnabry (1-0).

Por, gjashtë minuta më vonë, Spurs i barazuan shifrat me anë të Ryan Sessegnon (20’).

Mirëpo, Coman ishte tejet i pafat, pasi pësoi lëndim të rëndë në gju. Coman u zëvendësua nga Thomas Muller, i cili e riktheu epërsinë për skuadrën dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Bayern Munich, që e mbyll grupin me 18 pikë derisa Tottenhami në vendin e dytë me 10 më pak.

-->