Bayerni shkarkon Kovacin, emëron legjendën e klubit?

Futboll 16 Maj 2019 08:17

Bayerni pritet që ta shkarkojë trajnerin kroat Niko Kovac, për ta zëvendësuar atë me një ish-lojtar.

Sipas asaj që shkruan Bild, Bayern Munich është duke menduar seriozisht për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac.

Drejtuesit e klubit gjerman, sapo të mbyllet kampionati, ku i sheh ende jo të sigurt për titullin kampion, do të marrin vendimin më të rëndësishëm.

Pasuesi pritet të jetë Marc van Bommel, që mund të marrë vendin e kroatit.

Holandezi, dikur ish-futbollist, është përfolur edhe për te Milani në vend të Gattusos. Van Bommel drejton PSV Eindhovenin, që sot ka humbur titullin në Holandë, ku e fitoi Ajaxi.