Bayerni shkatërron Fortuna Dusseldorfin, vazhdon kryesimin në tabelë

Futboll 14 Prill 2019 17:27

Bayern Munich ka mposhtur Dusseldorfin si mysafir në xhiron e 29-të të Bundesligës për të vazhduar me formën stabile drejt titullit kampion.

Ekipi i Niko Kovaçit fitoi me rezultatin e thellë, 1:4 në këtë takim.

Kingsley Coman shënoi dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa Gnabry e Goretzka shënuan dy golat tjerë për Bayernin. Te vendasit realizoi Lukebakio.

Në tabelë, Bayerni prin me 67 pikë, një më shumë se Dortmundi që e ndjek pas.