Bayerni shkatërron Schalken, shënon 8 gola në ndeshjen e parë në Bundesligë

Futboll 18 Shtator 2020 22:25

Bundesliga është rikthyer sonte për sezonin e ri, 2020/2021 raporton Insporti.

Bayern Munich ka shkatërruar Schalke 04 në “Allianz Arena”, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 8-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ku praktikisht u mbyll dilema e fituesit. Gnabry, Leon Goretkza dhe Robert Lewandowski shënuan duke e bërë pjesën e dytë formalitet.

Por, ndonëse kishte siguarar fitoren Bayerni nuk u ndal duke shënuar edhe 5 gola të tjerë.

Serge Gnabry kompletoi hettrikun, ndërkohë golat tjera i shënuan Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamala Musiala.

-->