Bayerni “shtyp” edhe Benfican, Kulusevski i jep fitoren Juventusit ndaj Zenitit

Futboll 20 Tetor 2021 23:09

Bayerni “shtyp” pa mëshirë çdo kundërshtar që i del përpara.

Bavarezët fituan 0-4 në fushën e Benficas, ku shënuan Leroy Sane dy herë dhe Lewandowski, finalizime që u shtohet edhe autogoli i Everton.

Me këtë sukses Bayerni kryeson me pikë të plota (9). Një rezultat që i shkon për shtat edhe Barcelonës, që është në konkurrencë me portugezët për vendin e dytë.

Villareali e befasoi që në minutat e para Young Boys, për të mposhtur përfundimisht 1-4.

Për “Nëndetësen e Verdhë” shënuan Pino (6’), Moreno dy herë (16’ dhe 89’) dhe Chukwueze (90+2’), që bënë të pavlefshëm golin e Elias për vendësit.

Fiton minimalisht Juventusi në fushën e Zenitit falë golit të Kulusevskit në minutën e 86-të.

Sfida e vetme e kësaj të mërkure që përfundoi pa gola ishte Lille-Sevilla.  

-->