BBC: Arsenali arrin marrëveshje me mbrojtësin e Celticut

Futboll 07 Gusht 2019 22:27

Një ditë para mbylljes së afatit kalimtar, Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Celticun për transferimin e mbrojtësit Kieran Tierney.

Klubi i Premier Ligës u refuzua dy herë nga kampioni skocez, por BBC raporton se oferta prej rreth 27 milionë eurosh ka qenë e mjaftueshme për arritjen e marrëveshjes për 22-vjeçarin.

Tani lojtari do të niset drejt Anglisë për të nisur negociatat personale dhe për të kompletuar transferimin.

Në të njëjtën kohë, është raportuar edhe për transferim të klubit londinez të mbrojtësit të Chelseat, David Luiz.