BBC: Dështon transferimi i Paulo Dybalas

Futboll 08 Gusht 2019 12:38

Ka dështuar transferimi i Paulo Dybalas në Premierligë, te Tottenhami.

Më herët gjatë mëngjesit të sotëm, korrespondenti i BBC-së, David Ornstein raportoi se Tottenhami ishte afër arritjes së marrëveshjes për sulmuesin argjentinas.

Tani, po i njëjti gazetar, pohon se kjo lëvizje nuk do të ndodhë.

Ornstein thotë se tranferimi i Dybalas ka dështuar, për shkak se Juventusi ka vendosur të mos e shesë 25-vjeçarin. /Insporti.com/