BBC e zgjedh këtë lojtar të Kosovës si futbollistin e ndeshjes

Kombëtarja 11 Shtator 2019 08:23

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, është shpallur lojtar i ndeshjes nga mediumi prestigjioz britanik BBC.

Mesfushori i Lazios ka marrë notën 7.54 për paraqitjen e tij dhe golat në këtë takim.

Berisha e kaloi në epërsi Kosovën pa kaluar as 40 sekonda në ndeshje.

Edhe goli i tij i dytë personal Anglisë, u shënua shumë shpejt në fillimin e pjesës së dytë.