Becker tregon arsyen e vërtetë të ndarjes me Djokovicin

Tenis 08 Nëntor 2018 11:28

Marrëdhënia mes Boris Beckerit dhe Novak Djokovicit ka qenë e gjatë dhe e suksesshme, pasi në 3 vite që ish-legjenda e tenisit dhe numri 1 në botë bashkëpunuan, arritën të triumfojnë në 6 grand slam.

Por, ashtu siç ndodh shpesh në jetë, këtij bashkëpunimi i erdhi fundi dhe dy vite më parë palët u ndanë.

Pas triumfit në Roland Garros 2016, Djokovic nisi të mos fitojë më dhe situata u ndërlikua.

Becker shprehet: “Ishte një periudhë e shkëlqyer, 3 vite fantastike, pasi punuam mjaft mirë së bashku”.

“Më mungon ajo periudhë, por çdo gjë ka një fund. Novak pati një seri dëmtimesh, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ishte pak i lodhur. Në atë moment, ai nuk kishte më nevojë për mua”, tha Becker, duke komentuar divorcin.

Megjithatë, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe flasim shpesh me njëri-tjetrin. Jam vërtet i lumtur që u rikthye ai kampion që njohim të gjithë”, shtoi Becker.