Beckham blen rezidencë të re (VIDEO)

Futboll 09 Tetor 2019 18:09

Pasi i “vari këpucët në gozhdë”, pra u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2013, ikona angleze e këtij sporti, David Beckham, ka vazhduar të ketë një jetë të suksesshme jashtë fushës së blertë. Ai është gati të debutojë në MLS me ekipin e tij, Inter Miami, duke garuar në ligën e Amerikës së Veriut.

Për jetuar pranë ambienteve të klubit të tij, Beckham dhe gruaja e tij, Victoria, kanë blerë një apartament luksoz, i cili shtrihet në të gjithë katin e ndërtesës së lartë “One Thousand Museum”, në Miami, e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të qytetit, me vlerë 40 milionë euro.