Beckham flet për transferimin e Ronaldos dhe Messi në klubin e tij

Futboll 17 Mars 2019 13:43

Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, është i vetëdijshëm se do ta ketë shumë të vështirë transferimin e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në Amerikë, tek skuadra e tij Inter Miami.

Ish futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid, synon që në skuadrën e tij të transferojë yjet e futbollit evropian.

Beckahm është duke bërë planet për skuadrën e tij, edhe pse Inter Miami në MLS do të debutojë në vitin 2020. “Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Ndoshta ata të dy mund të jenë në skuadrën time në të ardhmen”, tha Beckham, i pyetur nëse Messi e Ronaldo mund të luajnë për ekipin e tij.

“Messi e Ronaldo luajnë në nivele shumë të larta, ndaj është e vështirë që ata të luajnë në ekipe të tilla. Por do të shohim. Në jetë asnjëherë asgjë nuk është e sigurtë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë të nesërmen. Kjo vlen edhe për futbollin, ndaj ata mund të luajnë të dy në Amerikë për ekipin e Inter Miami një ditë”, tha Beckham. /Insporti.com/

-->