Beckham ka këtë mesazh për lojtarët e Anglisë, para ndeshjes së sotme

Faza e 1/8-ës së finales në Botërorin “Rusia 2018”, vazhdon sot edhe me dy përballje tjera, kurse me fillim nga ora 20:00, përfaqësuesja e Anglisë ka një test jo të lehtë para saj, pasi ndeshet me kombëtaren e Kolumbisë.
Për “Tre Luanët” para fillimit të Kupës së Botës, nuk është se kishte ndonjë besim se do të arrinin shumë në këtë Botëror, mirëpo duke kaluar ndeshjet, kombëtarja më e re në këtë kampionat, ka treguar disa paraqitje mjaft të mira, edhe pse testi i tyre i vërtetë, llogaritet ndeshja e sotme kundër Kolumbisë.
Pikërisht para kësaj përballjeje, legjenda e Manchester United dhe përfaqësueses së Anglisë, David Beckham, ka dërguar një mesazh për futbollistët e “Tre Luanëve”.
“Shkojmë djema…. Një ditë e madhe, ditë në të cilën vendi, tifozët dhe sigurisht lojtarët janë të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja…. Përpara Angli”, ishte mesazhi i David Beckham. /Insporti.com