Befasi: Allegri drejt rikthimit te Milan – këto janë detajet

Futboll 28 Shtator 2019 16:32

Massimiliano Allegri mund të rikthehet te Milan, për të zënë vendin e Maco Giampaolo.

‘Rossonerët’ nuk po gëzojnë formë të mirë në këtë fillim sezon, duke marrë vetëm gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

Mediet në Itali raportojnë se pronarët e tanishëm ‘Elliott Management Corporation’, janë në bisedime me investitor francez për të shitur skuadrën, dhe ky ndryshim në hierarki, mund të sillte lëvizje të mëdha te Milan.

Një marrëveshje për ndryshim pronarësh mund të arrihet deri në fund të këtij viti, dhe drejtuesit e ardhshëm e shohin Massimiliano Allegrin si njeriun që duhet ta zëvendësojë Marco Giampaolon.

Allegri edhe në të kaluarën ka drejtuar Milanin, duke fituar edhe tituj të Serie A.