Befasi, Buffon kthehet te Juventusi

Futboll 26 Qershor 2019 08:15

Gianluigi Buffon do të rikthehet te skuadra ku u bë i famshëm, te Juventusi.

Sipas Di Marzio, portieri legjendar ka pranuar të bashkohet me Zonjën e Vjetër pas një sezoni te PSG.

Ai do të qëndrojë në stol si zëvendësues i Wojciech Szczesny.

Buffon ka fituar të gjitha trofetë përveç Ligës së Kampionëve me Juventusin, derisa është edhe kampion i Botës me Italinë.

Kontrata parashikon që Buffon pas përfundimit të sezonit do të jetë në rolin e drejtorit ose pjesë e stafit stërvitor të Maurizio Sarrit në vitin 2020.

41-vjeçari kaloi 17 vjet te ‘Zonja e Vjetër’, duke luajtur 656 ndeshje në të gjitha garat.