Befasi, ja kë e kishte votuar Messi si më të mirin e botës
Futboll
24 Shtator 2019
08:41

Futbollisti më i mirë i botës për vitin 2019, Lionel Messi, në votën e tij si kapiten i Argjentinës, për çmimin që mbrëmë mori vet, e kishte zgjedhur Sadio Manen e Liverpoolit.
Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat.
Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.
Messi e kishte zgjedhur Manen e Liverpoolit në vend të parë, ndërsa Cristiano Ronaldon e kishte lënë në vend të dytë. Frenkie De Jong, sipas Messit, është futbollisti i tretë më i mirë në botë.