Befasi te Barcelona, Jordi Alba mund të largohet drejt Anglisë

Futboll 01 Qershor 2018 10:22

Skuadra e Barcelonës mund ta humbas njërin prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm në fazën defensive dhe atë për fajin e tyre.

Mbrojtësi i majtë i ekipit katallan, Jordi Alba, së fundmi deklaroi se është frustruar me klubin e tij, për shkak se kontrata e re që i ishte premtuar qysh para 18 muajve, ende nuk ka ndodhur dhe madje Alba beson se kjo gjë më veçse ka përfunduar.

Për këtë arsye mbrojtësi spanjoll ka filluar ti shikoj opsionet e tij për një largim të mundshëm dhe skuadra e cila për momentin është më e interesuar dhe që ka tërhequr edhe vëmendjen e vet futbollistit, është Manchester United.

Trajneri Jose Mourinho ka hasur në vështirësi në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku tani po luan veterani Ashley Young dhe përvoja, aftësitë taktike dhe rrezikshmëria në sulm që paraqet Jordi Alba për kundërshtarin, ka bërë që United ta konsideroj seriozisht blerjen e mbrojtësit 29 vjeçar.

Agjenti i Jordi Albas, Vicente Fores, në anën tjetër u shpreh lidhur me frustrimin e klientit të tij kundrejt Barcelonës dhe kontratës së re.

“Ishte kohë më parë kur na thanë se nuk kemi nevojë të brengosemi, sepse do të na thërrasin për ta rinovuar kontratën”, tha Fores.

“Por, ne ende jemi duke pritur dhe ka kaluar një vit e gjysmë nga ajo kohë. Nuk po arrijmë të kuptojmë asgjë, ndoshta kjo është normale për Barçën, apo ndoshta nuk janë të kënaqur me paraqitjet e lojtarit që u përfshi në 11-shën më të mirë të FIFA-s dhe i cili është mbrojtësi me më së shumti pasime në futbollin evropian”, deklaroi me cinizëm agjenti i Jordi Albas, Vicente Fores.

Ky reagim dhe ideja që të luaj në Premier League te Manchester Unied, bashkë me spanjollët tjerë si David de Gea, Ander Herrera dhe Juan Mata, ka bërë që Jordi Alba ta konsideroj më shumë se seriozisht largimin nga “Camp Nou”. /Insporti.com

-->