Befasia e afatit kalimtar: David Luiz braktis Chelsean për t’iu bashkuar Arsenalit

Futboll 07 Gusht 2019 17:55

Pas blerjes së Nicolas Pepe dhe huazimit të Dani Ceballos, Arsenali janë afër një goditje të madhe në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Së pari, u raportua që Philippe Coutinho kishte rënë dakord për një marrëveshje në huazim me Arsenalin, por duket se nuk do të arrihet.

Tifozët e Arsenalit janë më shumë të prirë për një qendërmbrojtës të ri dhe L’Equipe raporton për David Luizin e Chelseat.

Është vetë Luiz që po përpiqet ta detyrojë klubin për një transferim në Emirates Stadium dhe madje ka refuzuar të stërvitet me Chelsean të mërkurën.

Arsenali besohet se ka marrëveshje me mbrojtësin dhe ka kontakte të avancuara mes dy klubeve nga Londra.