Befasia e mbrëmjes, Lionel Messi është duke kërkuar shtëpi në Paris

Futboll 03 Mars 2021 22:16

Lionel Messi tashmë është duke kërkuar një shtëpi në Francë përpara një lëvizje të mundshme në PSG, sipas raporteve më të fundit nga mediat franceze.

Ylli i Barcelonës ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 23 gola dhe regjistruar gjashtë asistime në të gjitha garat. Sidoqoftë, një largim nga “Nou Camp” mund të konkretizohet verën e ardhshme.

Pasi arritën ta mbanin Messin në klub, me 33-vjeçarin që verën e kaluar shfaqi dëshirën e tij për t’u larguar, drejtuesit e Barcelonës shpresonin në një sezon pozitiv nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman.

Por megjithëse Barcelona është përmirësuar kohët e fundit, ata janë ende një ekip në rënie, me Atletico Madridin që pritet ta fitojë titullin e La Liga-së.

Vazhdimi tutje në Ligën e Kampionëve gjithashtu është në dyshim, me klubin që ka pësuar humbje nga PSG 4-1 pas ndeshjes së tyre të parë në shtëpi.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, e ardhmja afatgjatë e Messit është ende e pa qartë dhe interesimi për shërbimet e tij nga klubet e mëdha evropiane nuk mungon.

-->