Befason Burnley, Liverpool humbet në “Anfield”

Futboll 21 Janar 2021 22:59

Liverpool ka humbur për herë të parë pas tri vitesh në “Anfield”, transmeton Insporti.

Liverpooli nuk e ka nisur mirë vitin 2021, ku ndeshjet pa fitore vetëm po shtohen.

Kësaj radhe ishte radha e Burnleyt që të merrte pikë nga kampioni në fuqi, madje të tria.

Pjesa e parë nuk solli shumë, pasi ishte vetëm një rast në Divock Origi në minutën e 44-të, por që nuk solli asgjë.

Edhe në të dytë Liverpooli rrezikoi me Trent Alexander Arnolld dhe Mohamed Salah, por pa sukses.

Në minutën e 82-të, mysafirët fituan penallti.

Ashley Barnes ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

Roberto Firmino kishte rastin të barazonte në minutën e fundit të kohës së rregullt, por nuk ishte i saktë.

Me këtë humbje Liveprooli mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester United.



-->