Befason Federeri: Ja çfarë mendoja për Nadalin kur dueluam për herë të parë

Tenis 02 Tetor 2019 13:48

Në vitin 2004, në raundin e tretë të turneut Masters të Miami, do të lindte një nga duelet më të mëdha të historisë së sportit, ai mes Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Në atë turne u zhvillua sfida e parë mes dy tenistëve (Nadal kishte fituar 2-0, 6-3, 6-3), një rivalitet që vazhdonon ende sot në fushë edhe pse kanë kaluar 15 vite.

Roger Federer, duke kujtuar atë sfidë shprehet:

“Gjatë ndeshjes mbeta i habitur nga loja e Nadalit. E dija që do ta kisha të vështirë. Sapo kisha fituar në Indian Wells dhe nuk isha në formën më të mirë, pasi në finale kisha patur probleme fizike”.

“Ndaj Nadalit nuk po arrija të gjeja një mënyrë për ta mundur, ishte e pamundur.

Mbrohej mirë e kështu me radhë. Pas ndeshjes mendoja se do të triumfonte në Roland Garros një herë, por kurrë se do ta fitonte aty 12 herë. Pati një karrierë të jashtëzakonshme dhe për mua ishte një nder ta kisha në ekip në turneun e Laver Cup”, tha Federer.