Befason Fernando Alonso

Motosport 09 Janar 2019 15:00

E ardhmja e Fernando Alonso mund të jetë në garat Rally Dakar. Makina Toyota po organizon një test për pilotin spanjoll, që u largua nga Formula 1 në fund të sezonit 2018.

Bashkë me Alonson do të jetë edhe piloti nga Katari, Nasser Al Attiyah dhe së bashku do të testojnë markën Hilax. Ky test mund të zhvillohet në prill, në përfundim të edicionit 2019 të garave Rally Dakar.

Lajmin e konfirmoi Glyn Hall, shefi i makinës “Toyota”, që në një intervistë për “Marca” tha: “Kemi nisur bisedimet dhe po mendojmë që t’i japim një mundësi Alonsos të provojë një përvojë të re. Ai është gjithnjë në kërkim të aventurave të reja e tërheqëse dhe ka pranuar të zhvillojë këto teste. Për Dakar do të ishte fantastike të ketë në radhët e saj një pilot si Fernando Alonso”.