Befason Hearn: Ja pse nuk do të ndodh revanshi Fury – Wilder

Boks 09 Shtator 2019 23:57

Promotori i boksit, Eddie Hearn, ka shpjeguar pse gjasat janë minimale që Tyson Fury – Deontay Wilder II të ndodh.

Hearn ka vënë në pikëpyetje çështjen e revanshit mes Fury dhe Wilder, duke shtjelluar disa arsyeje mjaft interesante.

Fury do të përballet me Otto gjatë javës së ardhshme, ndeshje e cila pritet të jetë e fundit para revanshit. Por, amerikani Wilder ka thënë se do donte që Fury të hiqte dorë, për të unifikuar titujt e kampionit në duelin me fituesin e Ruiz – Joshua.

Disa fjalë për revanshin potencial mes Wilder ka thënë pastaj edhe Eddie Hearn, i cili e sheh Furyn në rënie.

“Zoti e di nëse ajo do të ndodh. Wilder nuk ka zyrtarizuar akoma duelin me Ortiz, por pritet të ndodh. Por, shikoni tek dueli i së shtunës (Fury – Otto). Askush nuk e di se do të ndodh” ka thënë Hearn.

“E gjithë historia për revanshin duket e çuditshme. Nuk e di se çfarë po ndodh.

Duket se kampioni i WBC po shmang britanikun Fury, në kërkim të unifikimit të titujve. Mbetet të shihet nëse fjalët e Hearn do të dalin të vërteta. Revanshi Fury – Wilder do të ishte i mirëpritur nga audienca e boksit.