Befason komentatori i UFC-së, ja çfarë thotë për Ilir Latifin

Sporte luftarake 09 Shkurt 2020 09:34

Ilir Latifi është mposhtur në UFC 247 nga amerikani Derrick Lewis.

Shqiptari nga Vushtrria ishte në formë të mirë duke e rrëzuar kundërshtarin tri herë në tapet por nuk ja doli të fitoi.

I befasuar me vendimin e gjyqtarëve është shprehur edhe komentatori i UFC-së, Dominick Cruz.

”Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Latifi ishte përpara përsa i përket numrave dhe 3 takedown-e ndaj zero të Lewis.” – ishin fjalët e tij  pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë Global Scorecard ka publikuar numrat e plotë të luftës mes Latifit dhe Lewis.

-->