Befason Kroos, humbja më e hidhur në karrierë nuk ishte ndaj Spanjës

Nations League 25 Nëntor 2020 15:40

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos ka folur rreth disfatës së thellë të Gjermanisë në Ligën e Kombeve, transmeton Insporti.

Gjermani u mposht 6-0 nga “La Roja” në Sevilla, sfidë kjo e vlefshme për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, Toni Kroos, nuk mendon se kjo humbje është më e hidhura e karrierës së tij.

“Kjo është humbja më e thellë por jo më e hidhura. Më e hidhura duhet të jetë finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2012, mes Bayern Munich dhe Chelsea”.

Image

“Gjithçka shkoi keq, ishte hera e parë që u ndjeva i pashpresë në fushë. Duhet analizuar pas vetëm 3 muaj më parë, me po këta lojtarë mbeten 1-1 me Spanjën” – u shpreh ai.

Kjo ishte humbja me thellë në 80 vitet e fundit për Kombëtaren gjermane, ndërkohë Jogi Low, trajneri i Gjermanisë me shumë gjasë do të largohet nga puna në fund të muajit dhjetor./Insporti.com/

-->