Befason Luis Suarez, rikthimi më afër se sa ishte menduar

Futboll 12 Shkurt 2020 19:16

Sipas “Goal.com”, Luis Suarez mund të rikthehet në fushën e blertë në fillim të muajit maj.

“El Pistolero” është ngritur në këmbë pas operacionit në menisk në mes të muajit janar dhe është gati të fillojë fazën e riaftësimit të plotë. Futbollisti uruguajan mund të kthehet në kohën kritike të luftës për titullin kampionë në Spanjë si dhe për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, nëse Barcelona arrin të kualifikohet mes 4 skuadrave më të mira të sezonit.

Sipas parashikimeve, Suarez mund të luajë në sfidën e 3 majit në kampionat kundër Vilarealit, ndërsa ka mundësi të aktivizohet në 5 takimet e fundit të sezonit në La Liga.

-->