Befason Real Madrid!

Futboll 15 Prill 2019 18:15

Real Madrid ka filluar të mendoj për ta përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtarë të verës në mënyrë që të luftoj për të gjithë trofet e mundshëm.

Madrilenët i kanë hedhur sytë kah mesfushori i West Hamit,Declan Rice.

Skuadra spanjolle ka filluar kontaktet e para me familjen e mesfushorit, gjersa ‘Çekanët’ mund të ankohen në FIFA dhe UEFA për shkak të negociatave të fshehta.

Skuadra londineze kërkon 50 milionë euro për mesfushorin anglez.

Po ata kanë kërkuar që mos t’i bëjnë presion lojtarit për uljen e çmimit, pasi nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Përveq Realit për Rice interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez,Manchester United./Insport