Befason Totti, këtë foto e bën “like” – reagojnë fansat e Romës

Futboll 24 Janar 2020 14:23

Francesco Totti dhe Instagrami duket se nuk i kanë punët mirë mes vete.

Pasi që ia bëri “like” një postimi të humbjes së Romës, tashmë Totti ka pëlqyer postimin e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.

Buffon postoi një foto pas fitores ndaj Romës me 3:1 në çerekfinalen e Coppa Italia dhe në atë foto shihet pëlqimi i Tottit dhe kjo ka bërë që të ketë reagime nga tifozët e Romës.

-->