Befason United, kërkon këtë futbollist

Futboll 17 Maj 2019 08:29

Manchester United ka nisur të kërkojë futbollist për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ri.

Në radarin e United ka rënë sulmuesi i Lyonit Moussa Dembele.

Ole Gunnar Solskjaer do t’i sillet një lojtar i rëndësishëm gjatë afatit kalimtar të verës edhe pse klubi nuk arriti të kualifikohej për Ligën e Kampionëve.

Por, norvegjezi nuk planifikon të vazhdojë trendin e blerjes së yjeve të shtrenjta të aplikuara nga paraardhësit e tij.

Në vend të kësaj, Solskjaer synon të sjellë një talent që do të rritet së bashku me klubin anglez të futbollit.

Ish-sulmuesi i Celticut, Dembele përshtatet në mënyrë të përkryer dhe Solskjaer e ka si një ndër objektivat kryesore.

Francezi njihet gjithashtu do të jetë një zëvendësues i përshtatshëm për Romelu Lukakun, nëse sulmuesi belg vendos të largohet nga Old Trafford./Insporti