Befason ylli i Premier Ligës: Në çdo ekip është një futbollist gay

Futboll 15 Qershor 2020 13:25

Kapiteni i Watfordit, Troy Deeney, beson se ka një futbollist gay ose biseksual në çdo ekip të futbollit, transmeton Insporti.

Shumë futbolliste femra janë të deklaruara si lezbike ose të paktën biseksuale, ndërsa ende nuk kemi një futbollist të profilit të lartë që është deklaruar si gay. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka por thjesht ende nuk e kanë bërë publike orientimin e tyre seksual, shprehet Troy Denney.

Duke folur për BBC Podcast, ai u shpreh se tash ekziston një platformë shumë më e mirë për të qenë gay në secilin sport.

BBC Sport on Twitter: "Troy Deeney is the latest footballer to ...

“Dua ta them publikisht se është të paktën një futbollist gay për secilin ekip në ligë. Ata janë aty, e them me 100% siguri”.

“Mendoj se janë të frikësuar nga vëmendja e të qenit i pari, në qoftë se dikush do të dilte në publik fillimisht, pas tij do të pasonin edhe shumë të tjerë” – u shpreh ai.

Kujtojmë se vetëm Thomas Hitzlsperger, ish ylli i Aston Villës ka pranuar publikisht se është gay pas penzionimit të tij në vitin 2014.

VfB Stuttgart: Thomas Hitzlsperger wendet sich an die Fans - VfB ...


-->