Befason Zidane: Nëse luajmë kundër Liverpoolit, ja çka do të ndodhë
Futboll
12 Dhjetor 2019
10:02

Zinedine Zidane me shaka ka thënë se Real Madrid do ta eliminonte Liverpoolin në rast përballeje në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Real Madrid ka përfunduar në vendin e dytë në grupin A, dhe një nga kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër, janë edhe kampionët aktualë të Evropës, skuadra e Liverpoolit.
I pyetur nëse Liverpooli janë një skuadër që duhet shmangur, Zidane buzëqeshi dhe u përgjigj: “Nëse luajmë kundër Liverpoolit, ne do t’i eliminojmë ata”.
“Ne nuk mund të bëjmë më shumë rreth shortit”, përfundoi francezi.
Real Madrid në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ka mposhtur Club Bruggen (1:3) në Belgjikë.