Begolli për politikat e Drenicës në afatin kalimtar: Është e gabuar, rrezikojnë rënien nga elita

Futboll 08 Shkurt 2021 11:16

Ish-futbollisti i njohur, Granit Begolli e ka komentuar politikën e transferimeve te Drenica në afatin kalimtar dimëror.

Drenica ishte klubi më aktiv në treg duke sjellë 11 përforcime.

Begolli, ish-drejtori sportiv te FC Prishtina, nuk e sheh “normale” këtë gjë.

“Përforcimet e plota, apo ardhja e 11 futbollistëve tregon se ka pakënaqësi, trajneri duhet të largohet, jo futbollistët”, ka deklaruar Begolli në “ATV”, përcjell “Zeri.info”.

“Po, gjejnë mirëkuptimin e futbollistëve që po i largojnë”, tregoi ai.

“Jam befasuar me Drenicën, kryesia ka dashur t’ia plotësojë dëshirat dhe ka bërë shumë ndryshime pasi kjo skuadër më herët nuk e ka ndryshuar boshtin. Drenica rrezikon me këtë mbijetesën”, shtoi Begolli.

-->