Derbi i madh qysh në javën e parë në Premier League (Grafika)

Futboll 14 Qershor 2018 10:25

Përkundër se sezoni në ligat evropiane sapo ka përfunduar rreth një muaj më parë, dhe të gjithë janë në pritje të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” që fillon sot, Premier League angleze qysh tani ka bërë të ditur çiftet e javës së parë për sezonin e ri 2018/19.

Dhe qysh në javën e parë, do të zhvillohen disa përballje shumë interesante, me kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City, të cilët mbrojtjen e titullit do ta fillojnë menjëherë me një derbi qysh në xhiron e parë, pasi në Londër takohen me Arsenal, e cila edicionin e ardhshëm pritet të jetë një tjetër skuadër, me trajnerin e ri dhe disa përforcime të cilat veçse janë realizuar dhe ende pritet të ndodhin.

Skuadra e Manchester United ndeshjen e parë të sezonit të ri, e hap më takimin kundër ish-kampionit të para dy sezoneve, Leicester City, kurse përballje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Liverpool dhe West Ham, kurse Newcastle do ta pret në shtëpi ekipin që pati formë shumë të mirë sezonin e kaluar, Tottenham Hotspur.

Nga ekipet kryesore, Chelsea pritet ta ketë punën më të lehtë ndoshta, pasi do të jetë mysafir i skuadrës së Florent Hadërgjonaj, Huddersfield Town.

Përndryshe sezoni i ri në Premier League fillon më 11 gusht të këtij, kur edhe zhvillohen ndeshjet e javës së parë. /Insporti.com

-->