Bëhet e ditur shkalla e lëndimit – ja sa do të mungojë Granit Xhaka
Futboll
20 Qershor 2020
11:32

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u dëmtua në sfidën e pare pas pandemisë që Arsenali e luajti si mysafir i Manchester Cityt, transmeton Insporti.
Sipas mediave angleze, Xhaka do të mungojë 21 ditë për shkak të lëndimit.
Kësisoji, ai pritet të mos luan në ndeshjet ndaj Brightonit, Southamptonit, Sheffield Unitedit dhe Norwichit.
Arsenali është duke luftuar për një vend në Evropë dhe Xhaka pritet të jetë mungesë e madhe për trajnerin Mikel Arteta. /Insporti.com/