Bëhët i ‘gjallë’ Wenger, ja pse u mposht Manchester United nga PSG

Futboll 12 Shkurt 2019 23:58

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, sonte ishte i ftuar në televizionin arab “BeINSports”, për të analizuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sonte janë zhvilluar dy ndeshje të fazës 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve, Manchester United mposhtur nga PSG në Old Trafford me rezultat 0 me 2, ndërsa Roma ka fituar në shtëpi ndaj skuadrës së Portës, me rezultat 2 me 1.

Trajneri legjendar i Arsenalit, Wenger, ka analizuar paraqitjen e ish rivalit të tij në Angli, Manchester United.

Sipas tij, kampioni francez e ka dominuar në mesfushë dhe kjo ishte arsyeja pse ata fituan me kaq lehtësi.

“Gjatë tërë takimit Manchester United ishte dominuar në mesfushë nga PSG. PSG ka luajtuar me pesë mesfushorë, të cilët e kanë dominuar mesfushën dhe kanë fituar topa të shumtë. Kur ju luani në shtëpi dhe ju nuk mundeni të kontrolloni topin, atëherë ju jeni në probleme të mëdha”, deklaroi Wenger.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Thomas Tuchel, zhvilloi një ndeshje briliante, e udhëhequr nga mesfushori italian, Marco Verratti, i cili dominoi mesfushën gjatë tërë takimit. /Insporti.com

-->