Bëhet zyrtar formacioni i Real Madridit me Eibarin

Futboll 10 Mars 2018 12:01

Real Madrid do të mundohet të vazhdoj serinë e fitoreve në ligën elitare spanjolle.
Madrilenët do të jenë mysafirë të skuadrës së Eibarit, e cila aktualisht zë pozitën e tetë në La Liga.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, ku shihen disa ndryshime të vogla.
Orelllan, Pena dhe Rico nuk do të jetë në dispozicion të vendasve pasi që nuk kanë mundur të shërohen prej lëndimeve.
Në anën tjetër, pos Vallejos dhe Cabellos, për madrilenët do të jenë të gatshëm të gjithë lojtarët kryesor.
Theksojmë se në nëntë e përballjet e gjertanishme, Reali ka shënuar shtatë fitore dhe ekipet janë ndarë vetëm në dy raste të barabartë.
Real Madrid: Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos, Isco; Ronaldo dhe Bale.

-->