Behgjet Pacolli reagon pasi Robin Krasniqi doli fitues ndaj Boesel

Sporte të tjera 11 Dhjetor 2021 18:49

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel, por sot me vendim të jurisë Robin Krasniqi është shpallur fitues, trasnmeton Insporti.

Por për shkak të dyshimeve se kosovarit i ishte bërë e padrejtë, sot në praninë e pesë gjyqtarëve është bërë rivlerësimi i ndeshjes dhe Robin Krasniqi është shpallur fitues.

Për fitoren e Krasniqit ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e uroi boksierin kosovar për fitoren.

“Fitorja është e Robinit. Robin Krasniqi sot është shpallur fitues i pikëve unanim i ndeshjes së kaluar. Urime miku im!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

-->