Behrami i kundërpërgjigjet gazetarit zviceran i cili e kritikoi (Foto)

Futboll 05 Korrik 2018 09:38

Eliminimi nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”, duket se nuk është pritur edhe aq mirë në Zvicër, e sidomos nga mediet helvetike.

Humbja e Zvicrës nga Suedia ka ngjallur shumë reagime nga opinionistët zviceran dhe gazetat e ndryshme fajësonin mesfushorin me prejardhje nga Mitrovica, Valon Behrami, për këtë humbje.

Shumë gazetar kanë kritikuar futbollistët e Kombëtares, në veçanti ata me origjinë shqiptare, mirëpo një shkrim i Mathieu Aeschmann nuk i ka pëlqyer aspak Valon Behramit.

Duke komentuar në postimin e tij, mesfushori shqiptar ka reaguar duke i thënë gazetarit Mathieu Aeschmann, që t’i shikoj punët e veta. /Insporti.com

-->